“S’do të mbetet asnjë gjurmë nga pushtimi rus”, Zelensky i vendosur: Do të rindërtojmë Ukrainën!

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim, duke u kërkuar partnerëve në mbarë botën që të ofrojnë zgjidhje reale dhe jo opinione abstrakte për krizën në Ukrainë.

Ai thotë se liderët po mblidhen për të diskutuar për luftën dhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO, duke e theksuar se ai e di se cilët nga ata liderë po mbështesin Ukrainën

Rusët kanë krijuar një “katastrofë humanitare”, thotë ai, duke shtuar se: “Më është thyer zemra nga ajo që pushtuesit u kanë bërë qyteteve tona, shtetit tonë”.

Zelensky tha gjithashtu se Rusia dëshiron të poshtërojë popullin ukrainas dhe “t’i bëjë ata të gjunjëzohen dhe të marrin bukën dhe ujin nga duart e tyre”.

Ne nuk u bëmë skllevër dhe nuk do të bëhemi kurrë sepse ky është shpirti ynë dhe ky është fati ynë”, tha ai.

Presidenti tha se gjithçka do të rindërtohet në standardet më të larta dhe planifikimi nga qeveria tashmë është duke u bërë. “Nuk do të mbetet asnjë gjurmë nga pushtimi rus”

Zjarr Tv Ad