“S’duhet çuar vota dëm te ‘Shtëpia e Saliut dhe Ilirit’”- Balla: Lushnja nuk do i heqë Berishës njollën e SHBA! Votoni vajzën tuaj, Eriselda Sefën

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në përmbyllje të fushatës elektorale për kandidaten e socialiste për Bashkinë e Lushnjës, Eriselda Sefa, tha se më 6 mars vota nuk do ccohet dëm për të shpëtuar shtëpinë e Saliut dhe Ilirit.

Balla tha se kandidatja e PS-së i ka ngjitur shkallët një nga një, ndërsa tha se kandidatin e PD-së “e kanë sjellë me zor”.

“PS kurrë nuk i ka bërë bisht zgjedhjeve, ishin të mirëpritura këto zgjedhje. Ne jemi gatshëm që të vijmë të kërkojmë votëbesimin tuaj në prill dhe maj, Siç do vijmë të kërkojmë mandatin e 4 për Edi Ramën kryeministër. Ka ardhur koha që në Lushnje të vij një vajzë, që i ka ngjitur shkallët me forcën e vet. Eriselda është një vajza si ajo e çdo familje Lushnjare.

Ka ardhur koha që në Lushnje të vij një vajzë, që i ka ngjitur shkallët me forcën e vet. Eriselda është një vajza si ajo e çdo familje Lushnjare. Votoni për Eriseldën sikur të votoni për veten tuaj në 6 mars.

Natyrshëm thuajani dhe burrave dhe burrave demokrat! Pash shumë miq të nderuar që dikur mbështesnin PD-në dhe sot mbështesin Eriseldën. Mesazhi i 6 marsit, do jetë një votë e thellë sepse lushnjarët nuk kanë votë për të çuar dëm te “Shtëpia e Saliut dhe Ilirit”.

Kongresi i Lushnjës është një prej momenteve më të rëndësishme në shtetin shqiptar sepse u vendosën themelet e shtetit, u vendos kryeqyteti dhe u përcaktuan kufijtë etj,. S’besoj se ka ndonjë lushnjarë 102 vite më pas të kërkojë vota për të shpëtuar Saliun nga njolla e SHBA-ve.

Saliu nuk do votë për të qeverisur Lushnjën, por për të shpëtuar atë nga SHBA. Edhe kandidatin e Lulit e futën me zor, ne s’kemi votë për të çuar dëm”, tha Balla.

TVSH DHE BUJQESIA

Gjatë takimit, Balla ka shprehur mbështetjen për fermerët e Lushnjës, teksa ka theksuar se do vijojë nxitja e personave që punojnë tokën.

Sipas Ballës, qeveria ka miratuar buxhetin më të madh për Bujqësinë, ndaj dhe ky sektor do jetë në fokus të PS-së. “Ne nuk e kemi lënë Bujqësinë pas dore, ne u ulëm TVSH për makineritë bujqësore.

Na u desh të riparomin një skemë për TVSH, nuk u shkonte fshatarëve, por e përfitonin vetëm grumbulluesit. Ne duam të bëjmë një skemë të drejtë të mbështetjes, ku çdo qindarke shkon te fshatari.

Zjarr Tv Ad