“S’e mendoja që do vishja kostum”, Rama tregon si e ka ndryshuar politika: Kam patur vathë në vesh, edhe dhëmbët i kisha origjinale, jo këto që shihni sot

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjatë vizitës në Kosovë është ndalur edhe në Universitetin e Prishtinës aty ku ka zhvilluar një bisedë më studentët e këtij univeristeti.

Në njërën nga pyetjet e bëra nga  një prej studentëve Rama zbuloi se asnjëherë nuk i kishte shkuar në mendje më parë që do ti futej botës të politikës, duke marrë parasysh karakterin, pasionet dhe pamjen e tij.

“Më mirë ta kishim mbyllur përpara kësaj (qesh). Dua t’ju them që unë nuk do isha marrë me politikë sikur të kisha lindur në Francë, Gjermani apo SHBA. Më përfshiu pa menduar asnjëherë që unë një ditë do vishja kostum. Kur unë jam përfshirë me politikën, kam patur vathë në vesh.

Kam patur dhëmbët origjinale, sepse këto që shihni janë të prodhuara nga dentist. Kam patur flokë të gjata, sot edhe po të dua, nuk kam çfarë zgjas. Rrodhën gjërat në një mënyrë të caktuar dhe sot jemi këtu. Unë nuk bëj asgjë që nuk e besoj, dhe nëse nuk e besoj një gjë, s’kam kapacitet që ta ndjek atë”, tha Rama

Zjarr Tv Ad