“Së shpejti patronazhistët do jenë njerëz të lirë”- Ilir Meta: Në shtator fillon përgatitja për krijimin e një Qeverie Teknike

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi këtë të martë se në shtator fillojnë përgatitjet për krijimin e një qeverie teknike.

“Në shtator kemi punë të tjera. Në shtator do punojmë për qeveri teknike, parlamenti të mblidhet që tani meqë ishte tromaksur dhe zonja Lindita”, tha Meta.

Gjithashtu ai shtoi se dita e referendumit në Shqipëri do të jetë shumë e afërt dhe do të bëjë të mundur rikthimin e demokracisë në vend, ku të qeverisë shumica dhe jo pakica e pakicës. Kreu i PL-së theksoi se me referendumin edhe patronazhistët nga mish për top do të kthehen në njerëz të lirë.

“Unë jam 100% i bindur që dita e praktikumit të referendumit do të jetë shumë e afërt dhe do të jetë dita me ndarjen nga sundimi i pakicës së pakicës. Në këtë vend kemi një problem që pakica qeveris, për të gjitha ato që dihen, por edhe brenda pakicës, vendimet i merr një pakicë fare e vogël. Kjo pakica tjetër më e madhe është një mish për top për këtë pakicë të vogël, siç janë edhe patronazhistët që pas referendumit do të jenë njerëz të lirë”

Zjarr Tv Ad