Seanca e përbashkët e dy kuvendeve, Bajram Begaj: Fryma dhe mesazhet vëllazërore të shtrihen në të gjitha fushat e bashkëpunimit

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas seancën së dy kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës që u zhvillua sot në prag të 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Begaj shprehet se fryma dhe mesazhet vëllazërore në këtë kuvend duhet të shtrihen në të gjitha fushat e bashkëpunimit ndërshtetëror.

“Përshëndes nga zemra seancën e përbashkët të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, zhvilluar sot në vigjilje të Ditës së Flamurit dhe 110-vjetorit të Ditës së Pavarësisë.

Fryma dhe mesazhet vëllazërore të përcjella në këtë Kuvend të përbashkët duhet të shtrihen në të gjitha fushat e bashkëpunimit ndërshtetëror. Vërtet jemi dy shtete, por mbi të gjitha jemi një Komb, një Komb i cili sot kremton i lirë Ditën e Flamurit dhe është Sovran dhe Zot i fateve të veta.

Urime të gjithë deputetëve të Kuvendeve të Shqipërisë e të Kosovës për kontributin që japin për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore!”, shkruan Begaj.

Zjarr Tv Ad