Seanca në Kushtetuese, gjyqtari Përparim Kalo shtron një pyetje: Pse konsiderohet veprimtari zgjedhore angazhimi i presidentit?

0
436
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm vazhdon seanca maratonë në Gjykatën Kushtetuese ku po shqyrtohet çështja për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Relatori i çështjes së shkarkimit të Presidentit Ilir Meta në Kushtetuese, Përparim Kalo i ka drejtuar disa pyetje mazhorancës duke kërkuar sqarimin për këtë çështje. Mes pyetjeve që vlen të theksojmë është se mazhoranca duhet të japë “llogari” dhe të na tregojë me fakte shkeljet e Ilir Metës mes tyre edhe përfshirjen e tij në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Në mesin e pyetjeve Kalo parashtron: “A mund te shtyhej afati për te mundësuar dëgjimin e presidentit? A janë respektuar afatet dhe rregulloret për përcaktimin e seancës për shkarkimin e presidentit”?

Kalo: “Pse konsiderohet veprimtari zgjedhore angazhimi i presidentit? A mund ta sqaroni bazën ligjore mbi te cilët është ngritur komisioni hetimor? A është e detyrueshme prania e presidentit ne procedurat përkatëse, ne komisionin e ligjeve, atë hetimor dhe seance plenare? A mund te shtyhej afati për te mundësuar dëgjimin e presidentit?

A janë respektuar afatet dhe rregulloret për përcaktimin e seancës për shkarkimin e presidentit? Ne raportin e komisionit hetimor flitet për një numër shkeljesh te renda ndërsa përdoret njëjësi. Cili ka qene qëllimi i përdorimit te njëjësit ne raport? Ne zbatimin e dispozitave kushtetuese ligjvënësi shfaqet dhe si interpretuesi i pare i shkeljes por a janë përdorur metoda te tjera për t’i evidentuar këto shkelje? Cilat janë interesat e presidentit?”.

Vlen të kujtojmë që Gjykata Kushtetuese është tërhequr sërish për vendim, pas kërkesës së presidentit Meta, për të përjashtuar përfaqësuesit e Kuvendit, nga seanca e sotme. Sipas përfaqësuesit ligjor të presidentit Meta, kryetarja e një legjislature të re, si rasti i kryeparlamentares Lindita Nikolla, nuk mund të vazhdojë një vendim të lënë nga legjislatura e mëhershme.

Zjarr Tv Ad