Seanca plenare, Braçe nuk i ndahet Krifcës, sërish në interpelancë për bujqësinë

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme Kuvendi do të zhvillojë seancën parlamentare të radhës. Kuvendi do të startojë në orën 10:00.

Në këtë seancë plenare do të diskutohen një sërë temash, ku edhe një herë do të ketë interpelanacë midis deputetit Erion Braçe dhe ministers së Bujqësisë, Frida Krifca.

Rendi i ditës:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancën plenare të datës 14.7.2022, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 7.7.2022.

2. Njoftime.

3. Interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj. Frida Krifca kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

4. Raport vjetor i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2021.

5. Raport i Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2021.

6. Raporti i veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2021.

7. Raport mbi veprimtarinë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për vitin 2021.

8. Raport mbi gjendjen e sistemit gjyqësor dhe veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2021.

9. Projektligj “Për krijimin dhe funksionimin e Parqeve Teknologjike dhe Shkencore”

10. Dekret per kthimin e ligjit nr 50/2022 “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, lidhur ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.

11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen Shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

V. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Zjarr Tv Ad