Seancë “e ndezur” sot në Kuvend, socialistët kërkojnë zgjatjen e afateve të vettingut, demokratët të heshtur, grupi i Berishës kundër

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zgjatja e mandatit të organeve të vettingut do të jetë një ndër temat e diskutimit sot në Kuvend, që pritet “të ndezë” seancën. Kjo për shkak se palët janë të ndara në qëndrimet e tyre, me socialistët që kërkojnë sot votat e opozitës, ndërsa PD është e ndarë dhe ende s’ka një qëndrim zyrtar.

Për miratimin e këtij ndryshimi kushtetuese duhet shumicë votash, 94 pro, por socialistët vetëm nuk i kanë ndaj kërkojnë mbështetjen e PD, shkruan newsbomb.al. Kryetari Lulzim Basha ende nuk është shprehur për qëndrimin e partisë që drejton, edhe pse ka zëra se ai nuk është kundër por do u lërë dorë të lirë deputetëve të tij të votojnë.

Ndërkohë, grupi i deputetëve që mbështesin Sali Berishën janë shprehur kundër këtij ndryshimi.

Ndërkohë, ndërkombëtarët kanë bërë thirrje dhe kanë kërkuar nga aktorët politikë që të lënë mënjanë ndasitë me njëri-tjetrin dhe të votojnë sot ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë zgjatjes së mandatit të organeve të vettingut.

Situata duket e vështirë pasi nëse në seancën e sotme nuk do të arrihen 94 vota, kjo çështje nuk mund të rihidhet për votim pa kaluar një vit. Këtë e thotë edhe neni 177 i Kushtetutës pika 8. “Asnjë rishikim i Kushtetutës nuk mund të ndërmerret gjatë kohës kur janë vendosur masat e jashtëzakonshme. Projekti miratohet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit…”

Afati për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Komisionerët publik skadon në qershor të këtij viti. Mazhoranca socialiste propozon që zgjatja e mandatit duhet të bëhet deri në fund të viti 2024.

Zjarr Tv Ad