Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Opozita e bashkuar proteston sot sërish kundër qeverisë. Protesta është parashikuar të nisë rreth orës 10:00 në të njëjtën kohë kur Kuvendi mblidhet në seancë plenare. Madje pas vendosjes së datës dhe orës së seancës plenare u vendos edhe orari i protestës.
Kjo është e katërta protestë e opozitës që prej 16 shkurtit. E para pati konfrontime dhe tentativë për të hyrë në Kryeministri, ku u thyen xhamat e dyerve dhe u përdor masivisht gazi lotsjellës nga ana e policisë. Protesta e dytë u zhvillua paqësore dhe kulmoi me dorëzimin e dorëheqjeve nga mandati në Kryesinë e Kuvendit.
Protesta e tretë u zhvillua një javë më parë, më 26 shkurt ku sërish pati situatë të tensionuar dhe gaz lotsjellës nga ana e forcave të rendit