Seancë të jashtëzakonshme parlamentare, Spaho: S’ka arsye

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho në një dalje për mediat komentoi thirrjen e bërë nga kryeministrit Rama për të mbledhur nesër Kuvendin në një seancë të jashtëzakonshme me qëllim votimin e ministrave të rinj.

Ai e quajti thirrjen të jashtëligjshme duke shtuar se maxhoranca përdor Kushtetutën sipas interesave të veta.

“Na detyruan që të bëjmë një kërkesë për zgjatjen e afati të Komisionit hetimor, pasi ende institucionet nuk kanë sjellë informacione që të fillojë punë Komisioni. Në këtë rast, kreu i kuvendit nuk duhet të bëjë sehir. Nuk ka kuptim shtyrja e vazhdueshme. Thirrja për t’u mbledhur Kuvendi nesër është veprim antikushtetues.  Kuvendi nuk ka arsye për të patur një seancë të jashtëzakonshme. Maxhoranca e përdor kushtetutën sipas interesit të saj.”, tha ai.

Zjarr Tv Ad