Sejamini-Boçit: A do të grabisni edhe ju kur të vini në pushtet?! Kaq duan të dinë njerëzit./Ia si përgjigjet deputeti

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Neritan Sejamini ka debatuar me deputetin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në emisionin “Të Paekspozuarit”, lidhur me besueshmërinë e opozitës dhe faktin se ajo nuk po arrin të fitojë besimin e qytetarëve për të ardhur në pushtet.

Sipas Sejaminit, opozita duhet të distancohet nga oligarkët, duhet të flasë për kapjen e mediave, për korruptimin dhe shfrytëzimin e administratës publike nga pushteti, në mënyrë që të fitojë besueshmërinë e qytetarëve

Pjesë nga debati: 

Neritan Sejamini: Jam i gatshëm t’ju pranojë ju si opozitë, por jo që ju të vazhdoni të njëjtën lojë. Jo që të merrni të njëjtat privilegje. 

Luçiano Boçi: Ka diferencë shumë të madhe.

Neritan Sejamini: Ka një çështje të thjeshtë. Sot PD nuk ka një program për de-oligarkizimin e shoqërisë. Nuk ngre si problem lirinë dhe financimin e mediave. Nuk ka një identifikim të një problemi tjetër madhor, administratën publike. Nëse PD do të fitojë besueshmëri duhet të shkojë te këto probleme. Ai që vjen në pushtet, me një grusht njerëzish grabisin paratë dhe pronat publike. Njerëzit duan të dinë, a do të grabisni edhe ju me të njëjtët persona kur të vini në pushtet? Si do t’ja mbushni mendjen njerëzve për këtë?

Luçiano Boçi: Nuk do të kemi ligj special për invsetimet strategjike…

Neritan Sejamini: Pse ligji special është problemi? Pse duhet të të besoj unë ty që nuk e bën?

Luçiano Boçi: Besueshmëria vjen nga figurat që përfaqësojnë opozitën, vjen nga serioziteti.

Neritan Sejamini: Ju keni të njëjtët që kishit në vitin 2013. Unë po flas për një problem serioz të besueshmërisë.

Luçiano Boçi: Problemin e korruptimit të mediave e kemi ngritur. Oligarkët, e kemi ngritur. Bërjen e ligjeve për interesa vetjake, e kemi ngritur ne.

Neritan Sejamini: Pse nuk jeni në pushtet, sepse paskeni bërë gjithë këto gjëra?

Luçiano Boçi: Prandaj themi duhet revolucion.

Neritan Sejamini: Kush do ta bëjë këtë revolucion? Pse nuk e bëjnë shqiptarët?

Luçiano Boçi: Po e bëjnë. Ata që dalin në shesh, 100 mijë, cfarë janë ata? Pse nuk konsiderohen ata?

Zjarr Tv Ad