Sejamini: E trishtueshme që opozita thotë se do të rrëzojë Ramën me protesta

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Neritan Sejamini shprehet i zhgënjyer me konkluzionin e deritanishëm të lëvizjes së Sali Berishës, që u pa fillimisht si një shpresë, meqenëse kjo parti ndodhej në krizë të thellë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se Berisha ka rikthyer të gjithë besnikët ish ministra dhe e shehobjektivin e rrëzimit të Ramës me protesta, si tërësisht të pamundur dhe të gabuar.

“Problemi kryesor që kemi ne si shoqëri, ështe që ne nuk ndryshojmë. Kura më e mirë është ndryshimi. Nëse ke humbur shumë herë, nuk ke gjasa të fitosh pa ndryshuar. Një ekip që vetëm humbet, diçka duhet të ndryshojë.

Në këto kushte që jemi ne, e pashë fushatën e Rithemelimit si një mundësi. Krizat nuk duhen shkuar dëm. Ishte një moment i mirë për PD për të nisur një ndryshim brenda vetes. Në rrethana të jashtëzakonshme është më kollaj të bëhet ndryshimi. Problemi është nuk e shoh këtë ndryshim.

Është e trishtueshme që opozita thotë do të rrëzojmë Ramën me protesta. Rama vetëm me protesta nuk rrëzohet.

Nëse përballë ministrit të sotëm të Ramës, nxjerr ministrin e djeshëm të PD, nuk ka ndonjë garë të madhe dhe përmirësim.

Frika ime është kjo, një farë triumfalizmi që PD doli nga një moment i vështirë. Opozita duhet të ndryshojë rrënjësisht. Pse shqiptarët nuk votojnë për opozitën?

Biem dakord që kemi keqqeverisje. Nëse shquptarët nuk zgjedhin opozitën, do të thotë që ose nuk ofron opozita diçka ose shqiptarët janë të korruptuar. Mendoj se është e para.

Rama sot dominon debatin publik në Shqipëri. Çfarë thotë Rama me atë merren të gjithë.

Opozita duhet të flasë për qytetarët, duhet ta harrojë komplet Edi Ramën.

Mbi të gjitha, duhen figura të reja, duhen ide të reja dhe sidomos figura të pastra. Rama mundet vetëm me kontrastin e ndërshmërisë”, tha ndër të tjera Sejamini.

Zjarr Tv Ad