Sekretar i Përgjithshëm i LSI flet me emra: Politikanët që duhet të arrestohen pas Lefter Kokës

0
360
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretar i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka komentuar lidhur me arrestimin e bërë sot nga SPAK të ish ministrit Lefter Koka, arrestim që sipas tij është i vonuar.

Ai shprehet se koka e vërtetë e kësaj skeme korruptive është kryeministri vendit, dhe se nuk mund të mjaftohen vetëm me arrestimin e Kokës pasi sipas tij në këtë histori janë të përfshirë dhe përfaqësues të tjerë të lartë.

Komenti i Braimllarit:

“Është e qartë që është një proces i vonuar pasi kallëzimet nga LSI janë kallëzimet e para që janë bërë për çështjen e inceneratorëve që është afera më e madhe, është i vonuar pasi paratë e inceneratorëve u hodhën në fushatë për të goditur drejtpërdrejtë Lëvizjen Socialiste për Integrim. Jo vetëm është abuzuar më investimet, por dhe është luajtur me pastrimin e parave.

Është i vonuar sepse koka e vërtetë e kësaj skeme korruptive është kryeministri vendit. Nuk mund të mjaftohemi vetëm me arrestimin e kokës pasi në këtë histori janë të përfshirë dhe përfaqësues të tjerë të lartë. LSI është e angazhuar për ta çuar deri në fund këtë çështje. Kallëzimet e drejtpërdrejta për të vënë drejtësinë në vend”, tha ai.

I pyetur nëse rrjeti i arrestimeve do shtrihet edhe në emra atë tjerë, pasi pjesë e dosjes ishin edhe deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako dhe kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, Brahimllari tha se lista është e gjerë dhe se duhet të kishte pasur një hetim më të thelluar.

“Sigurisht lista është e gjerë pasi të gjithë janë përfshirë në këtë korrupsion masiv duke filluar nga Edi Rama dhe kryetari i bashkisë. Duhet të kishte pasur një hetim të thelluar. Provat janë në dosje, faktet janë në dosje LSI është shprehur qartë për këtë çështje, çdo gjë është në shërbim të SPAK por duhet të ishte punuar edhe më parë në këtë drejtim.

Uroj dhe shpresoj që kjo të shkojë deri në fund që shqiptarët të marrin një transparencë se ku shkojnë paratë e tyre. Personi përgjegjës është vetëm kryeministri por edhe kryetarët e bashkisë që e marrin vetë vendimin pa marrë miratimin për tjetërsime të pronave. Kjo është një skemë e mirë organizuar e përdorur shumë mirë gjatë fushatës”, tha ai.

Zjarr Tv Ad