Sekretari Blinken ndan këngët e preferuara, në listë dhe ajo e shqiptares Dua Lipa

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka ndarë një listë më këngët e tij të preferuara që janë lançuar gjatë viti që lamë pas. Pjesë e listës që ka ndarë Blinken në Spotify, është edhe një prej këngëve të këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa.

Bëhet fjalë për këngën “Levitating” që Dua e ka në bashkëpunim me DaBaby. Kjo këngë është edhe pjesë e albumit “Future Nostalgia”, që është renditur si i dyti më i dëgjuar në gjithë botën, në këtë platformë.

Lista me këngët e preferuara të Sekretarit Amerikan të Shtetit ka gjithësej 36 projekte muzikore, mes tyre këngëtarë si Stromae, Adele, The Weeknd, etj.

Zjarr Tv Ad