Sekretari i EPP Patrick Voller mbështet Bashën: Shqipëria ka nevojë për ndryshim, PS ka kandidatë të papastër…

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Popullore të Europës, Patrick Voller, ka shprehur mbështetjen e tij, për Partinë Demokratike dhe liderin e saj Lulzim Basha.

Voller ka rishpërndarë në rrjetet sociale, një video të postuar nga kryedemokrati që përmblidhte aktivitetin e nisjes së fushatës ditën e djeshme, në sheshin “Nënë Tereza”.

Voller shkruan s’e Shqipëria Europiane ka nevojë për ndryshim, ndërsa shton se ky ndryshim po vjen pasi PS po kandidon “me njerëz që janë në listën e zezë të SHBA”.

Postimi i plotë:

“Ndryshimi është i nevojshëm për Shqipërinë Evropiane! Urimet e mia më të mira për PD.

Ndryshimi i nevojshëm është duke ardhur ndërkohë që socialistët po garojnë me njerëz të futur në listën e zezë nga SHBA”.

 

Zjarr Tv Ad