Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Sekretari i PD në Vaun e Dejës, Gentjan Ndoji përmes një videoje të postuar në profilin e tij në Facebook, denoncon ato që i quan abuzime dhe vjedhje të ndodhura në Bashkinë Vau Dejës. Ai shprehet se aty janë vjedhur 99 milion e 600 mije lekë nga taksat e qytetarëve nëpërmjet një tenderi për “Hartim Projektesh” dhe po tentohen të vidhen edhe 400 milion lekë për rikonstruksionin e shkollës së Mjedës, pavarësisht se kjo shkollë ishte rikonstruktuar në 2016 me investime nga ambasada amerikane për rikonstruksionin e shkollës së Mjedës.