Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Braimllari: Situata energjitike në vend shumë e rëndë, SPAK të hetojë

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari i ka bërë thirrje SPAK-ut të hetojë sitautën energjitike në vend, pasi vjen si pasojë e abuzimit dhe keqmenaxhimit të KESH dhe OSHEE-së.

Braimllari shkruan se LSI e ka paralajmëruar muaj më parë se situate hdirike në vend do vi duke u përkeqësuar pasi është keq menaxhu kaskada e Drinit në funksion të abuzimit.

‘’Çuarja e Fierzës si hidrocentrali kryesor në vend që menaxhon kaskadën e Drinit në pikën e vdekjes ka ardhur nga shitja e energjisë elektrike për të përfituar miliona euro, kur në fakt KESH dhe OSHEE duhet të ruanin në mënyrë të detyruar rezervën hidrike dhe duhet ta kombinonin me importin me qëllim që të kishte një menaxhim korrekt të kaskadës së Drinit.’shkruan ndër tjera në postim Braimllari.

Postimi i plotë i Braimllarit:

SPAK të  hetojë katastrofën financiare dhe energjitike në vend.

Situata energjitike ne vend eshte shume e rende.

E kemi paralajmeruar muaj me pare ne emer te LSI qe situata hidrike ne vend do vi duke u perkeqesur pasi eshte keqmenaxhuar kaskada e Drinit ne funksion te abuzimit.

Çuarja e Fierzes si hidrocentrali kryesor ne vend qe menaxhon kaskaden e Drinit ne piken e vdekjes ka ardhur nga shitja e energjise elektrike per te perfituar miliona euro, kur ne fakt KESH dhe OSHEE duhet te ruanin ne menyre te detyruar rezerven hidrike dhe duhet ta kombinonin me inportin me qellim qe te kishte nje menaxhim korrekt te kaskades se Drinit.

KESH dhe OSHEE kane shituar energji me nje vlere shume te ulet ne treg me çmim rreth 40 euro MËh dhe po blejne sot me vlere 7-fishin me shume duke sjell nje katastrofe ekonomike per vendin e cila rendon drejtperdrejte tek qytetaret.

Masat duhet te ishin marre kohe me pare kur rezervat tona hidrike ishin ne kushte optimale per menaxhimin, por qeveria dhe kryeministri vendosen te abuzojne per te perfituar miliona euro ne kurriz te qytetareve. SPAK duhet te hetoje kete katastrofe financiare dhe energjitike ne vend.

Zjarr Tv Ad