Sekretarja e PD-së kundër Berishës/ Alibeaj, rruga e duhur

0
209
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jonila Godole, sekretarja për të përndjekurit politik në PD, e emëruar nga Lulzim Basha, ka reaguar pas dorëheqjes së këtij të fundit nga drejtimi i partisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Godole del hapur kundër ish-kryeministrit Berisha, ndërsa shkruan se “PD sot ka shansin te shkeputet perfundimisht nga kulti i individit”.

Nga ana tjetër ajo del në krah të Enkelejd Alibeajt, i komanduar si kryetar i PD, një ditë më parë.

“22 mars 1992-22 mars 2022

30 vjet rrugetim i PD me suksese dhe dështime, me shpresë dhe zhgënjime, me bashkime dhe përçarje – simbolikisht i tillë është edhe rrugëtimi i gjithë tranzicionit shqiptar. As më shumë dhe as me pak.

Sot me 22 mars ka dy mënyra si mund ta shohim PD: 1) t’i shkruajme epitafin: U prehtë në paqe – e mbylli misionin e vet historik; ose 2) sot ka shansin të shkëputet përfundimisht nga kulti i individit dhe të futet në kursin e duhur demokratik me dyer të hapura për këdo që ndan një vizion euro-atlantik në të mirë të zhvillimit të vendit; e hapur ndaj konkurrencës dhe ideve në parti dhe largpamese në projektin për të zgjuar shpresat e shqiptarëve si 30 vjet më parë.

Unë shpresoj për këtë rrugën e dytë. E lehtë nuk do jetë. Koha do ta tregojë ndikimin e aktit të 9 shtatorit dhe të 21 marsit për demokracinë dhe kulturën politike shqiptare.

Deri atëhere, urime Enkelejd Alibeaj për marrjen e timonit në këtë situatë të veshtirë. Kryesimi i PD më në fund nga një përfaqësues i të përndjekurve politikë është një ogur i mirë për kursin e PD në të ardhmen.”-shkruan Godole.

Zjarr Tv Ad