Sekretet e bazave naziste në Amerikë

0
1305
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa muaj më parë, disa pjesëtarë të Qendrës Urbane të Arkeologjisë të Buenos Airesit u zhvendosën në veri të Argjentinës, në kufi me Paraguajin. Në mesein e vegjetacionit të harlisur në xhungël, bënë një zbulim befasues. Arkeologët zbuluan një bazë të fshehtë naziste, e cila kishte qenë banuar për një kohë. Ekspertët mendojnë se ishte një pikë e ndërmjetme drejt destinacionit përfundimtar: një vendstrehim gjigant dhe i pajisur me teknologjinë më fundit të kohë, në pritje të fundit të botës…Screen Shot 2016-05-20 at 18.39.25

Prill 1945. Ushtria amerikane lëviz në drejtim të Berlinit, pas disa ditëve të rrethimit të qytetit të lashtë të Nurembergut. Beteja ishte jashtëzakonisht shumë e vështirë. Sheshi ishte mbushur me me qindra panzera, njëzet e dy regjimente të artilerisë dhe pothuaj njëzet mijë ushtarë SS-ëve. Ishte një fitore e pabesueshme. Katër ditë, në të cilat bateritë e divizionit Thunderbird nuk pushuan për as edhe një sekondë. Qindra tonelata predha, e shndërruan qytetin në gërmadhë. Kështu erdhi 20 prilli, dita kur Fyhreri mbushi 56 vjeç…Screen Shot 2016-05-20 at 18.39.01

Aleatët i bënë atij një dhuratë të bukur: pas pesë vitesh luftime të ashpra dhe miliona të vdekurish, flamuri amerikan ishte valëvitur mbi çatinë e Muzeut të Luftës të qytetit mesjetar. Po i afroheshin Berlinit. Dhe fundit të konfliktit.Screen Shot 2016-05-20 at 18.39.37

Vetëm dhjetë ditë më vonë, Adolf Hitleri, duke shfryrë kundër tradhtisë së gjeneralëve të tij, i çmendur, me sovjetikët që bridhnin lirisht mespërmes kryeqytetit të Rajhut, mori pistoletën e tij 7,65 mm dhe e futi tytën në gojë. Më pas, gruaja e tij Eva Braun ndoqi shembullin e Fyhrerit. Në dhomën ngjitur, Gëbelsi, bashkëshortja dhe pesë fëmijët bënë të njëjtën gjë, duke gëlltitur disa kapsula cianidi. Kishin vdekur të gjithë. Por, a jemi të sigurtë që ndodhi vërtetë kështu? …Bota.al/ a.k


Screen Shot 2016-05-20 at 18.39.09Screen Shot 2016-05-20 at 18.39.18
Screen Shot 2016-05-20 at 18.39.29

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad