Sekuestrohen 10 mijë maska të fytyrës në Portin e Ankonës/Media italiane:”Vinin nga Shqipëria”

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Guardia Di Finanza në bashkëpunim me Zyrën e Doganave në Itali, kanë bërë sekuestrimin e 10 mijë maskave të fytyrës në Portin e Ankonës.

Shkak për këtë sekuestrim është bërë fakti se maskat nuk kishin etiketë që të tregojë vendin e origjinës. Mediat italiane shkruajnë se maskat vinin nga Shqipëria.

“Për këtë mall nuk u tregua vendi i origjinës dhe kishin një paketim tërësisht në italisht. Por në fakt ato vinin nga Shqipëria.

Tregimi i rremë i origjinës shkaktoi konfiskimin administrativ të mallrave”, njofton policia italiane.

Hetuesit kanë thënë se fakti që për këto maska nuk u tregua vendi i origjinës, mund të cojë në mashtrimin e konsumatorëve.

Ata thanë se kjo vë në dyshim edhe cilësinë e maskave, duke shtuar se vlera e shitjes së maskave mund të shkonte në disa mijëra euro.

Zjarr Tv Ad