Sekuestrohen 3 mijë euro të falsifikuara, 4 persona vihen në pranga

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Kartmonedha”, ku janë sekuestruar 3 mijë euro të falsifikuara, ndërsa 4 persona janë vënë në pranga.

Sipas burimeve, hetimi është bërë nga Policia e Fierit dhe ajo e Gjirokastrës.

Mësohet se në pranga janë vënë shtetasit me iniciale G. F., 26 vjeç, A. Sh., 35 vjeç, E. G., 31 vjeçe dhe E. Z., 34 vjeç, banues në Memaliaj, Tepelenë.

Njoftimi i Policisë së Fierit

Fier

Finalizohet me sukses operacioni “Kartmonedha”.

Sekuestrohen 3000 euro të dyshuara të falsifikuara.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.

Operacioni nga DVP Fier në bashkëpunim me DVP Gjirokastër.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, pas informacioneve të mara në mënyrë operative, finalizuan operacionin e koduar “Kartmonedha”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit G.F, 26 vjeç, A.Sh, 35 vjeç, E.G, 31 vjeçe dhe E.Z, 34 vjeç, banues në Memaliaj, Tepelenë.

Arresimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i parkut” Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volkswagen” me të cilin po udhëtonin, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 6 kartmonedhash me vlerë 3000 euro, me të njëjtin numër serie të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetim të metejshëm në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale, “Falsifikimi i monedhave i kryer në bashkëpunim”.

 

Zjarr Tv Ad