Sekuestrohen 300 kg droge dhe laboratori, 3 shqiptarë arrestohen në Itali

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoritetet italiane kanë zbuluar 2 plantacione me bimë kanabis e një laborator për përpunimin e tyre në një zonë në afërsi të qytetit të Romës.

Në plantacionet me drogë të pozicionuar në afërsi të autostradës Roma-Aquila u gjetën rreth 400 bimë kanabis me lartësi 2- 3 metra e në afërsi të tyre u zbulua dhe një laborator për tharjen e përgatitjen e dozave të marijuanës.

Në këtë laborator droge Guardia di Finanza e Romës ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas shqiptarë që gjatë ekzekutimit të operacionit ushtruan rezistencë fizike ndaj forcave të rendit.

Doza droge u gjetën gjithashtu dhe gjatë kontrollit në banesat e 3 shtetasve shqiptarë.

Droga e sekuestruar është rreth 300 kg marijuanë e sipas Guardia di Finanza do të kapte një vlerë shitje prej 700 mijë euro.

Tre shqiptarët e arrestuar janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore në burgun e Avezzanos në provincën e Aquilas me akuzën e trafikut të drogës e rezistencë e mosbindje ndaj forcave të rendit.

Zjarr Tv Ad