Sekuestrohen armë, paruke dhe doreza, kapen “mat” dy supergrabitësit në Greqi, njëri prej tyre shqiptar

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia greke ka arrestuar ditën e sotme dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërsa ata dyshohen si autorë të shtatë grabitjeve me armë.

Mediat fqinje raportojnë se të arrestuarit janë një grek dhe një shqiptar. Arrestimi i tyre është kryer në kushtet e flagrancës pasi ata në bashkëpunim mes tyre po përgatiteshin për një aksion tjtër grabitje, në një qendër tregtare në Alimos.

Sipas hetuesve, dyshja dyshohet se ka realizuar me sukses të paktën shtatë  grabitje në zyra postare, farmaci, supermarkete, qendra tregtare, përfshirë  edhe një bankë në prill të vitit 2018.

Police Thumb Large

Pas kontrolleve intensive, Policia greke ka  sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy pistoleta, një paruke dhe dy palë doreza, sende këto, të cilat përdoreshin nga të arrestuarit në aksionet grabitjes.

Zjarr Tv Ad