Sekuestrohen mbi 1kg kokainë në Tiranë dhe 6 automjete, arrestohen pesë të rrinjtë (EMRAT)

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës ka vënë në pranga pesë persona. Në kuadër të operacionit “Moncler”, unfiromat blu bëjnë me dije se u sekuestruan 1 kg e 100 gramë kokainë, si dhe u bë i mundur arrestimi i Ledjo Gashi, Ergi Saliu, Brajan Lala, Erges Nexhipi dhe Mario Dema, gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi me ininciale D.B.

Shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike kokainë në lokalet e natës në Tiranë. Ndërkohë, gjatë kontrollit u bë i mundur sekuestrimi i tre automjeteve, 9 aparateve celulare, 710 euro dhe 149.000 lekë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Finalizohet me sukses pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Moncler”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 5 shtetas që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike kokainë, në lokalet e natës në Tiranë.

Sekuestrohen rreth 1 kg e 100 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, 9 aparate celulare, 710 euro si dhe 149 000 lekë.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Moncler”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– L. G., 26 vjeç, E. S., 29 vjeç, të dy banues në Shijak, B. L., 24 vjeç, E. N., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, dhe M. D., 32 vjeç, banues në Rrashbull.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi D. B., 34 vjeç.

Zjarr Tv Ad