Sekuestrohen në Bari 20 ton perime nga Shqipëria me mbishkrimin “Made in Italy”

0
0

Plot 20 ton perime nga Shqipëria janë sekuestruar në Bari të Italisë pasi kishin të falsifikuar vendin e origjinës.

Malli u gjet gjatë inspektimit të policisë italiane në një kamion në Molfetta të Barit i paketuar në kartonë me mbishkrimin “produkt me origjinë italiane”. Sipas autoriteteve italiane, ngarkesa me speca, patëllxhanë dhe domate kishte për destinacion tregun e Venetos.

Pas sekuestrimit u vendos që malli të shpërndahet për bamirësi në provincat e Bari dhe Bat.