Sekuestrohet drogë në portin e Durrësit, destinacioni në Itali

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Droga u gjet në një çantë të fshehur brenda një kamioni me targa AA 519 TJ i ngarkuar me konfeksione.

Kamioni i drejtuar nga shtetasi Bledar Shqarthi po kryente procedurat e imbarkimit për të udhëtuar drejt Italisë me tragetin e linjës Durrës-Ankona.

Burime nga policia portuale bënë të ditur se pas kontrollit fizik të mjetit dhe gjetjes së drogës kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e kamionit, i cili ka mohuar të jetë në dijeni të lëndës narkotike, ndërkohë që policia po punon dhe për ndalimin e personave të tjerë të lidhur me trafikimin e kësaj sasie droge.

Policia nuk ka dhënë ende një njoftim mbi drogën e sekuestruar dhe sasinë e saj që paraprakisht deklarohet të jetë rreth 4 kg.

Destinacioni i drogës ishte Ancona dhe më pas Italia e Veriut. Droga e kapur ka një vlerë në treg prej 80 mijë euro.

Droga u pikas nga një qen anti-drogë që bën kontrollin në mjetet që nisen nga porti i Durrësit.

Zjarr Tv Ad