Sekuestrohet gomonia në Adriatik, droga me vlerë 3 mln euro

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një gomone me droge e trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë është sekuestruar sot në ujrat e detit Adriatik.

Guardia di Finanza italiane në bashkëpunim me rojen bregdetare të Barit kanë ndaluar një gomone të dyshimtë që po lundronte nga ujërat ndërkombëtare drejt brigjeve italiane.

352 kilogramë marihuanë të ndara në 222 pako u konfiskuan nga Guardia di Finanza, gjatë një shërbimi patrullues, raportojnë mediat italiane.

Emri Sipas Financës Italiane droga e kapur mund t’i sillte organizatave kriminale një vlerë përfitimi prej mbi 3 milionë euro Në pranga është vënë skafisti, një 41-vjeçar italian banues në qytetin e Lecces.

Prej janarit të 2018 e deri më sot, në Adriatik, janë sekuestruar 17 mjete lundruese me drogë, 17 tonë marijuanë e janë vënë në pranga 40 skafistë. Operacioni është kryer në bashkëpunim me repartin e Financës italiane pozicionuar në portin e Durrësit

 

Zjarr Tv Ad