Sekuestrohet pasuria marramendëse e biznesmenit, Bardhok Planaj

0
386
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Shkodrës ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Shkodër për sekuestrimin e pasurive të biznesmenit, Bardhok Planaj pas referimit nga policia.

Planaj ishte arrestuar në dhjetor të 2018, pasi u akuzua për ndërtim të paligjshëm dhe pastrim parash.

Ai njihej si biznesmen që kishte lidhje të ngushta me politikën në Shkodër.

Ja njoftimi i Prokuorisë

Sekuestrohen pasuritë e shtetasit Bardhok Planaj.

Gjykata Shkodër miratoi kërkesën e Prokurorisë Shkodër për sekuestro pasurie pas referimit nga policia.

Prokuroria Shkodër, ka regjistruar aktet e dy procedimeve penale të vitit 2018 për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Ndërtimit të paligjshëm” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 248, 199/a/3 dhe 287 të Kodit Penal, pas dërgimit të materialeve referuese nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.
Bazuar nga hetimet, Prokuroria e Shkodrës, kërkoi përpara gjykatës sekuestron preventive të pasurive të paluajtshme e të luajtshme, me qëllim që disponimi i tyre të mos zgjatë pasojat e veprave penale të cituara më sipër apo t’i rëndojë ato, si edhe të shmangë çdo transaksion, tjetërsim apo veprim tjetër administrativ mbi të, ç’ka do të shkaktonte kryerjen e veprave penale të tjera.

Andaj, në bazë të nenit 274 të K. Pr. Penale u vendos caktimi i masës së sigurimit pasuror e sekuestros preventive për pasuritë e mëposhtme;
I.    Pasuri të paluajtshme:
1)    Pasuria ndodhur në Dobraç, njësi 20 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3704
2)    Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 46,8 m2 në pronësi të Bardhok Planajt si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3930
3)    Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 24,3 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3930
4)    Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 24,3 m2 në pronësi të Bardhok Planajt si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3930
5)    Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 943,7 m2 në pronësi të Bardhok Planajt si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3930
6)    Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 1255,5 m2 në pronësi të Bardhok Planajt si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3200, fituar sipas lejes së legalizimit nr. 92580, datë 21.01.2015.
7)    Pasuria ndodhur në Dobraç, njësi 548,65 m2 në pronësi të Bardhok Planajt si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3200
8)    Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 103 m2 në pronësi të Bardhok Planajt si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3200
9)    Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 80 m2 në pronësi të Bardhok Planajt si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3200
10)    Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 83 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3200
11)    Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 80 m2 në pronësi të Bardhok Planajt si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3200
12)    Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 83 m2 në pronësi të Bardhok Planajt si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3200
13)    Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 317,5 m2 në pronësi të Bardhok Planajt si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3200
14)    Pasuria ndodhur në Dobraç, Njësi 198,5 m2 në pronësi të Bardhok Planajt si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3204
15)    Pasuria ndodhur në Dobraç, truall 922 m2 në pronësi të Bardhok Planajt si administrator sipas ref.3213 (kontratë këmbimi nr. 499/259, datë 12.02.2015 (mbi këtë truall pozicionohet objekti i legalizuar sipas ref.3200)
16)    Pasuria ndodhur në Guci e Re, tokë arë 620 m2 në pronësi të Bardhok Planajt.
17)    Pasuria ndodhur në Pulaj-Plazh, truall 8675 m2 në pronësi të Bardhok Planajt sipas ref.2087
II.    Pasuritë e luajtshme
1)    Automjet Toyota Hilux në pronësi të shtetasit Bardhok Planaj
2)    Automjet Volksvagen Golf.
3)    Automjet BMW.

 

Zjarr Tv Ad