Sekuestrohet sasia me e madhe e kokainës në Shqipëri, 613 kg kokainë

0
211
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sasia rekord e kokainës e kapur ndonjëherë në Shqipëri është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në portin e Durrësit.  Plot 613 kg kokaine ishte fshehur në kontenierin e bananeve të ardhur nga Kolumbia dhe me destinacion përfundimtar Italinë. Sipas informacioneve të policisë kokainë ishte e paketuar dhe e fshehur në ambientet e brendshme të kamionit.  Droga ishte fshehur në një kontenier me banane e cila ndodhej në kalatën e gjashtë të portit që prej datës 21 shkurt 2018.  Dorga u zbulua me anë të qenit anti-drogë. Burime nga sektori i anti-drogës bëjnë të ditur se operacioni për sekuestrimin e drogës u bë pas një hetimi në rrugë operative mbi trafikimin e lëndëve narkotike. Ndërsa informacionet kishin ardhur edhe nga Gjermania.

Zjarr Tv Ad