Selami Jenishehri: Rusia ka të drejtë, politika e Ukrainës është pa mend në kokë

0
194
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Selami Jenishehri ka komentuar mbrëmjen e sotme luftën që Rusia po zhvillon në Ukrainë.

AI u shpreh në “Zonë e Lirë” se Rusia ka të drejtë, pasi Ukraina e ka provokuar, ndërsa shtoi se politika e Ukrainës i duket pa mend në kokë.

Rusët kanë të drejtë, por Ukraina e ka sherrin tek ky konflikt sepse Ukraina ka qenë pjesë e Rusisë dhe ka armë bërthamore.

Ty Rusia as të ka ngacmuar as nuk ka pretendim të të pushtojë. Ukraina merr një bombol jashtëzakonisht të madhe edhe ja vë në kufi Rusisë. Ukraina i thotë rusit që unë dua të hyj në NATO dhe dua ta vë në kufi me ty. Me këtë gjë Ukraina e ka cënuar rëndë Rusinë. Kësaj i thonë që Ukraina do të shkatërrojë botën. Për mua politika e Ukrainës është pa mend në kokë”, tha Jenishehri.

Zjarr Tv Ad