Selami Jenishehri sfidon Edi Ramën, ftesë për debat televiziv: Hajde konkurro me programin tim…

0
773
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Selami Jenishehri, ka sfiduar Kryeministrin Edi Rama, duke e ftuar në një debat televiziv, për të krahasuar programet e partive. Jenishehri tha se; në rast se shqiptarët do të thonë se PS ka program më të mirë se ai, do i kërkojnë 650 mijë pensionistëve të votojnë socialistët.

“Ky parlament i ka dhënë të drejtë gjyqtarëve për të marrë një vendim të padrejtë. PS nuk e aprovoi listën për detektivin privat që ta kenë shpatën mbi kokë nëse vjedhin. Në burg e kanë vendin. Këta nuk e duan këtë gjë se duan të vazhdojnë të vjedhin.

E ftoj kryeministrin të vijë në cilindo televizion të konkurrojë programin e PS me programin tim. Në qoftë se shqiptarët do thonë që programi i PS është më i mirë se i im, unë do i them 650 mijë pensionistëve ta kenë votën për Partinë Socialiste”, u shpreh ai.

 

Zjarr Tv Ad