Selami Jenisheri: Nëse më ofrojnë postin e Presidentit, do ta pranoja sepse do drejtohej shteti shqiptar, nga një qeveri me profesorë e doktorë…

0
412
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Selami Jenishehri, Kryetari i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar,  deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i pyetur mbrëmjen e djeshme, nëse do të dëshironte të bëhej President, pa hezituar aspak Jenisheri tha po.

Ai është shprehur se do pranonte të bëhej President dhe se do ta bënte shtetin që të drejtohej nga një qeveri me profesorë-doktorë.

“Unë do të pranoja. Nëse më bëhej kjo ofertë, do ta pranoja sepse do të bëja shtetin shqiptar të drejtohej nga një qeveri me profesorë doktorë. Do të dënoja me ligj gjyqtarët që japin dënime të padrejta, 3-10 vjet burg. Do të vija ligjin e detektivit privat. E kam propozuar vetë dhe PS e hodhi poshtë se nuk do që të kontrollohen zyrtarët. Unë nuk e kam frikë burgun, prandaj e propozoj”, ka thënë ai për emisionin “Të Paekspozuarit”.

Zjarr Tv Ad