Ish-deputeti Selami Jenisheri, ishte në emisionin Të Pasekspozuarit në MCN TV, ku deklaroi se një politikan i mire, është ai person që e çon jetën e komunitetit përpara dhe se sipas tij, ai e ka kryer më së mirë këtë mision. Ndër të tjera, ai sqaron se në Shqipëri mungon detektivi privat.
Më tej Jenisheri ka deklaruar se ka bërë një kallëzim penal, pasi sipas tij, ky parlament është i paligjshëm, sepse nuk kanë votuar shumë emigrantë.
Kam shkuar si deputet dhe kryetar i partisë së pensionistëve. Kontigjenti partisë sonë është 650 mijë pensionistë të cilët jetojnë në kushte mizerabël. Një politikan quhet ai person qe e çon jetën e komunitetit përpara dhe besoj se e kam kryer me shumë sukses këtë mision. Në Shqipëri mungon detektivi privat të cilin e kam propozuar.
Mënyra me e mirë për me i dhënë jetë kësaj ideje është që në parlamentin shqiptar është aprovuar kodi zgjedhor me të cilin do bëheshin zgjedhjet në 25 prill. Një nga nenet e këtij kodi thotë se nëse nuk respektohen përsëriten zgjedhjet. Nuk ka njeri në botë që e ndryshon këtë kod. Do i çoheshin kutitë e votimit të gjithë emigrantëve atje ku jetonin por Celibashi me urdhër nga lart nuk e bëri këtë gjë.
Kam bërë një kallëzim, ku them që ky shtet ka bërë zgjedhjet e 25 prillit në mënyrë të paligjshme dhe duhet të vendosë të përsërisë zgjedhjet sepse Celibashi ka bërë shkelje për zgjedhjet. Parlamenti është mbledhur në mënyrë të paligjshme.