Selia e “BLINDUAR”: Del FOTO nga BRENDA PD-së, djem të rinj të veshur me të zeza dhe me maska, Garo ngre dyshime se …

0
199
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në medie ka qarkulluar një foto nga brenda ambienteve të selisë së PD-së, ku shihen disa të rinj të maskuar dhe veshur me të zeza, ndërsa në kokë mbajnë kapuçë të zinj.

Fotoja është publikuar nga zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Floriana Garo, e cila aludon se njëri prej djemve është i armatosur pasi i ka rrethuar xhupin.

“Ja per ke qendron e hapur Selia e PD! Nderkohe demokratet e sakrifices e deputetet e tyre qendrojne jashte…Kjo merr fund ne 8 Janar!”, shkruan Garo.

Më herët gjatë ditës së sotme në selinë blu shkuan mbështetësit e Berishës dhe disa të rinj të FPRD për të hyrë në seli, por dyert ishin të mbyllura. Kjo është dita e dytë që përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit shkojnë në PD dhe hasen me dyert e mbyllura.

Zjarr Tv Ad