Selmani bashkohet me skuadrën, e ardhmja pas Kupave të Europës

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gentian Selmani ka lënë pas pushimet dhe ditën e sotme është bashkuar me skuadrën për të nisur përgatitje për Kupat e Europës. Gardiani i Kombëtares shqiptare flitet se mund të bashkohet me Tiranën, por edhe Skënderbeun në rast të një përgjigje pozitive nga CAS-i. Dëshira e vet lojtarit është të provojë një aventurë të re jashtë Shqipërisë, por deri më tani nuk ka ende oferta konkrete.

Ndeshjet e Europa League do të jenë një kartolinë e mirë për lojtarin pasi shumë menaxherë mbajnë shënime në të tilla takime për të zbuluar talente apo lojtarë të nevojshëm për skuadrat e tyre. Selmani do të luajë ndeshjet ndaj Hapoel Beersheva dhe më pas do të vendos për të ardhmen e tij.

 

Zjarr Tv Ad