Me 262 vota kundër dhe vetëm 64 pro, senati nuk miratoi projekt-ligjin e paraqitur nga ligjvënësit Patrick Kanner, Bernard Jomier, Marie-Pierre de La Gontrie, Monique Lubin dhe disa kolegë të tyre për bërjen e vaksinimit të qytetarëve të detyrueshëm.
Ky vendimi i senatit në Francë vjen pas protestave masive të qytetarëve kundër vaksinimit të detyrueshëm të qytetarëve, si dhe nevojën për pasjen e një pasaporte vaksinimi të detyrueshme për të hyrë në ambientet publike.
Kujtojmë se parlamenti francez miratoi ligjin, më 5 gusht, që vaksinimi kundër Covid-19 u bë i detyrueshëm për punëtorët shëndetësorë. Për të hyrë në bare, restorante, trena e spitale, qytetarët duhet të paraqesin pasaportën e gjelbër që dëshmon se janë vaksinuar, kanë një test negativ të Covid 19 ose e kanë kaluar tashmë virusin.