Senati i UBT, del kundër Asamblese së Pedagogëve: S’jemi kundër ndërtimit të shkollës, por duhet transparencë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Senati Akademik i Universitetit Bujqësor ka dalë kundër Asamblesë së pedagogëve duke pranuar presionin e qeverisë për ndërtimin e shkollës shkollës në Kodër- Kamëz, në fidanishten ku kryheshin praktikat mësimore të studenteve.

Përmes një deklaratë për shtyp, Senati i UBT-së theksoi se nuk është kundër ndërtimit të shkollës, por kjo duhet të shoqërohet me shtim të transparencës. Sipas tij, nevoja për shkollë e komunitetit është shumë e madhe dhe si e tillë, UBT-ja nuk mund të bëhet pengesë.

“Ashtu siç kemi theksuar në deklaratën e parë  me 3 prill , dëshirojmë të sjellim në vëmendje se UBT nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kundër në ndërtimin e çdo shkolle.

Ne jemi të bindur se ndërtimi i shkollës është domosdoshmëri për komunitetin. Ne mbështesim takimet dhe konsultimet intensive ndërmjet titullarëve të UBT-së, bashkisë Tiranë, edhe ministrisë, të cilët qartësuan pjesët juridike.  Sikundër deri më sot, UBT-ja do të jetë krah nevojave të arsimit duke kërkuar transparencë dhe komunikim”,  thuhet mes tjerash në deklaratë.

 

Zjarr Tv Ad