Senatorët amerikanë me porosi nga Serbia: Në dialog me kompromis, nuk mund të ketë zgjidhje pa dhënë e pa marrë diku

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas takimit me senatorët amerikanë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka treguar detaje nga ajo çfarë kanë biseduar me Ron Johnson dhe Chris Murphy të cilët ishin në Kosovë, shkruan Blic në Serbi.

“Për ne ka rëndësi shumë të madhe çështja e Kosovës, por ne kemi biseduar edhe për marrëdhëniet bilaterale”, ka deklaruar Vuçiq para gazetarëve.

Ai ka shtuar se ka ripërsëritur qëndrimin që Serbia kërkon që të hiqet taksa për mallrat serbe e vënë nga autoritetet kosovare dhe se Serbia është për dialog.

Vuçiq tha se “u është falënderues senatorëve për angazhimin e dhënë për këtë rajon dhe dëshirën e madhe që e kanë që në këto hapësira të ruhet paqja”

“Beogradi është i gatshëm për çfarëdo lloj bisedimesh. Përmirësimi i raporteve mes serbëve dhe shqiptarëve dhe paqja afatgjate janë interes i përbashkët – serbëve dhe shqiptarëve, si dhe i gjithë popujve që jetojnë në rajon”, ka shtuar presidenti serb.

Në anën tjetër senatori Ron Johnson, ka deklaruar se takimi me Vuçiqin ka qenë i mirë, dhe se ai së bashku me kolegun e tij kanë udhëtuar në Serbi për t’i dhënë përkrahje popullit serb dhe atij shqiptar.

“Serbia po ecë përpara, këtë e vlerësojmë dhe duam të inkurajojmë një gjë të tillë. Marrëdhëniet e mira mes Serbisë dhe Kosovës duhet të ekzistojnë me qëllim që të dy kombet të ecin përpara”, ka shtuar Johnson.

Senatori amerikan gjithashtu tha se përkrahin dialogun, dhe se nuk mund të ketë zgjidhje pa dhënë e pa marrë diku.

“SHBA është mike e popullit serb, dhe për këtë duam të bëjmë çfarë është e munduar që ta përkrahim dialogun dhe dy popujt në këto bisedime ku duhet dhënë diçka që të merret diçka. Sigurisht se jo të gjithë do të jenë të kënaqur njësoj, por kur të arrihet marrëveshje, potenciale dhe benefitet e dy popujve do të jenë shumë të mira”, ka shtuar Johnson.

Ndërkaq senatori Murphy gjithashtu ka bërë të ditur se për zgjidhjen e çështjes së Kosovës nevojitet kompromis i madh, dhe se gjithçka mund të zgjidhet nëse dy palët bëjnë kompromis.

Murphy shtoi se pret që pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovës, shqiptarët të ndërmarrin hapa që dialogu të vazhdojë.

Zjarr Tv Ad