Sende të vjedhura nga shqiptarët/ Policia kërkon që qytetarët të vijnë ti marrin

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Komos në Itali u bën apel qytetarëve të zonës, që nëse arrijnë të shquajnë në foto ndonjë nga objektet që ju përket, të paraqiten pranë rajonit, për t’i tërhequr.

Këto sende u gjetën në shtëpinë e një shqiptari, i cili u arrestua në 21 tetor të këtij viti, pasi ishte dënuar me 10 muaj burg për një vjedhje në vitin 2013, por gjatë kontrollit të banesës, policia gjeti edhe disa objekte që mendohet se janë vjedhur rishtazi prej 32-vjeçarit.Disa prej këtyre sendeve u janë kthyer pronarëve, ndërsa të tjerët që njohin objektet e tyre mund të telefonojnë në numrin 031317554, për t’i marrë sërish.

Pjesa më e madhe e këtyre sendeve nuk ka vlerë të madhe ekonomike, por mund të jenë të çmuara për pronarët, të cilët kanë lidhje emocionale me to.

Zjarr Tv Ad