Senera Hoxha: Zgjodha PSD-në për humanizmin e Tom Doshit…

0
709
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Senera Hoxha, Kandidate e Partisë Social Demokrate, ka treguar në emisionin “Opinion”, arsyen përse vendosi të garojë në zgjedhjet Parlamentare të 25 Prillit.

Serena Hoxha, u shpreh s’e zgjodhi PSD-në, për shkak të humanizmit të kryesuesit të kësaj force politike, Tom Doshi. Sipas saj, ai ka paguar operacione për qytetarët si dhe ka ndihmuar për shtrimin e rrugëve, në disa fshatra të vendit.

Pse për partinë Social Demokrate?

Pse ikin shqiptarët në Gjermani. Sepse Gjermania ka politika sociale. Unë jam mjeke, kam një klinikë private. Nëse ne e gjykojmë nga brenda shtëpisë sonë nuk do bëjmë asgjë për këtë vend nesër. Unë mendoj se sado pak mundësi të kem të përfaqësoj nesër, do kem mundësi të bëj më shumë për njerëzit, operacione falas. Nuk do e lë profesionin për asnjë arsye. Jam e 26 në listë.

Çfarë vlerësoni gjënë më të veçantë tek kjo parti?

Humanizmin e zotit Doshi. Në dijeninë time, Doshi është i vetmi që çdo muaj paguan para në spitale nga xhepi i tij për pacientë për të bërë skaner nga kovid, operacione emergjente, ndihma pa fund, shtrime rrugësh e tubacionesh në të gjithë Shqipërinë.

 

Zjarr Tv Ad