Serat me hashash në Berat, Policia e Shtetit jep detaje: Ranë në pranga 11 persona, u sekuestruan 870 kg drogë! (EMRAT)

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me serat e kanabisit të zbuluara ditën e djeshme në Berat.

Në nëj deklaratë për mediat Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Neritan Nallbati, bëri me dije se gjatë këtij operacioni në pranga ranë 11 persona, ndërsa u sekuestruan në total 870 kg drogë.

Në pranga ranë shtetasit, Jurgen Ujkaj, Bashkim Mema, Sidrit Bisha, Endrit Xheka, Edison Mema, Mirvaldo Disha, Hamdi Dyli, pronari që kishte lënë me qira serat, Blerim xheka dhe Samuel Lushaj.

Ndërkohë, në ambientet e brendshme të serave u gjetën disa shtetase, nga zonat periferike të Tiranës, të cilat kryenin përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike kanabis. Gratë e punësuara: Fatmira Zaja, Dëshire Hoxha, Honke Farruku, Besnike Tartari, Hajrie Dika, Flora Kodheli

Lumturie Toshi, Diana Meta, Mimoza Doku, Sadie Gjana, Fatmire Tota, Mihane Marku, Afërdita Cani, Behije Hasa, Rrushie Cuku, Fatmire Marku, Valentina Disha, Elida Disha, Lule Luka, Rudije Halili, Mirushe Bardholi, Enkeleda Bardholi, Bukurie Bardholi, Vera Sala, Nurie Hysenaj, Shyrete Hysenaj, Laureta Stafa, Blerina Likmetaj, Dashurie Sinaj dhe Afërdita Hasa.

Këto shtetase janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme hetimore, me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, nxjerrjen e përgjegjësive dhe evidentimin e rolit të secilës prej tyre në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të këtij megaoperacioni, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të serave dhe sekuestruan në cilësinë provës materiale, 700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis, në proces përpunimi dhe 8 thasë të mbushur me boçe kanabisi, me peshë totale rreth 870 kilogramë lëndë narkotike.

Këto shtetase janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme hetimore, me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, nxjerrjen e përgjegjësive dhe evidentimin e rolit të secilës prej tyre në këtë veprimtari kriminale.

Zjarr Tv Ad