Serbët e Amerikës organizojnë peticion për Kosovën

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qëllimi i tyre është të mbledhin 25 mijë nënshkrime dhe përkrahja ndaj këtij peticioni po rritet, shkruan ‘Kurir’, përcjell lajmi.net.
Vlen të theksohet se ky peticion përmban shpifje dhe gënjeshtra të përpiluara nga serbët drejtuar sjelljeve të autoriteteve kosovare.
Në peticionin e tyre ndaj presidentit amerikan thuhet:
Ne pjesëtarët e komunitetit serb në SHBA kërkojm nga Trump dhe Kongresi amerikan që ta ndalojë mbështetjen ndaj Kosovës e cila udhëheqet nga Hashim Thaçi , dhe të deklarohen kundër krijimit të ushtrisë.
Policia kosovare e armatosur deri në dhëmbë kapi të gjitha produktet serbe dhe më pas i dogji. Ndaj Serbisë është vendosur taksë 100 për qind ndërsa ndaj Shqipërisë është ulur në zero. E gjitha kjo ka për qëllim zhdukjen e popullsisë serbe si dhe minoritetet e tjera.
Liderët shqiptarë në Prishtinë flasin hapur për besnikërinë ndaj Shqipërisë. Udhëheqësit e tyre shprehën synimin për të krijuar një Shqipëri të pastër etnikisht.
Më shumë se 150 kisha ortodokse serbe, ndërtesa kulturore dhe fetare, manastire u shkatërruan.
Tutje ata i kanë potencuar edhe kërkesat ndaj Trump:
-Menjëherë të tërheqë mbështetjen për ushtrinë e paligjshme të Hashim Thaçit e cila është në kundërshtim me Rezolutën 1244
-Të miratohet një rezolutë që dënon persekutimin e serbëve
-Të ofrohet ndihmë ndaj pakicave të persekutuara në rajon
-Të mbajnë seanca në Senat mbi ndikimin dhe kostot e destabilizimit të politikës së jashtme të SHBA-së në Serbi dhe Kosovë
-Thirrje ndaj presidentit Trump për të tërhequr të gjithë diplomatët amerikanë në Kosovë.

Zjarr Tv Ad