Serbët e Bosnjës festojnë “Ditën e Republikës Serbe”

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Serbët e Bosnjës kanë festuar më 9 janar një festë kontraverse, pavarësisht kundërshtimeve të mëdha të grupeve tjera etnike në Bosnjë, që e cilësojnë këtë organizim diskriminues. Mijëra persona që kanë valëvitur flamuj serbë, janë mbledhur në rrugët e Banja Llukës, njëherësh kryeqytetit të serbëve të Bosnjës në Republikën Serbe, për të shikuar një paradë të trupave të sigurisë, fishekzjarrë dhe grupe tjera kulturore dhe sportive. Festa e 9 janarit, që njihet si Dita e Republikës Serbe shënon ditën kur më 1992, serbët e Bosnjës kanë shpallur shtetin e tyre në Bosnjë, duke nxitur një luftë katërvjeçare që ka lënë të vdekur 100,000 persona dhe miliona tjerë pa kulm në kokë. Pavarësisht pse Gjykata Kushtetuese në Bosnjë dhe Hercegovinë e ka shpallur këtë festë si jokushtetuese më 26 nëntor të vitit 2015, në festime ka marrë pjesë presidenti i Republikës Serbe, Zheljko Cvijanoviç dhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiç.

 

Zjarr Tv Ad