Serbët kundër taksës doganore

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Katër kryetarët e komunave veriore me shumicë serbe në Kosovë kanë dhënë njëherazi dorëheqjen në vazhdën e rritjes së taksës nga 10 në 100% për produktet me origjinë nga Serbia si dhe arrestimeve të fundit në Veri.

Dorëheqjen e kryetarëve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviçit dhe Zveçanit i konfirmoi kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç, i cili është njëkohësisht edhe kreu i Komunës së Mitrovicës Veriore.

Njoftimi u bë gjatë një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit komunal të kësaj të fundit. Rakiç u shpreh se po e jep dorëheqjen për shkak të asaj që e cilësoi si “shtypje të vazhdueshme institucionale”, e iu referua përkatësisht vendosjes së taksës 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia.

Pas këtyre zhvillimeve, serbët e veriut të Mitrovicës kanë paralajmëruar zhvillimin e një proteste paqësore për të kundërshtuar, siç thonë ata, presionin e institucioneve të Prishtinës të lidhur pikërisht me taksën që ka shkaktuar reagime të mëdha, edhe në radhët e komunitetit ndërkombëtar.

Të hënën, komandanti i forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, gjeneralmajor Salvatore Cuoci, u bëri thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin çështjet e hapura në mënyrë paqësore dhe të shmangin çdo mundësi të përdorimit të dhunës. Ai kujtoi se për shkak të disa zhvillimeve ndërkombëtare dhe ekonomike, javen e fundit tensionet kanë shënuar rritje sidomos ne veri të Kosovës, ku së fundi u arrestuan nga policia kosovare edhe 4 pjesëtarë të komunitetit serb, tre nga të cilët në kuadër të hetimeve për vrasjen e politikanit lokal serb, Oliver Ivanoviç.

Zjarr Tv Ad