Serbia blen raketa nga Rusia, reagon Presidenca e Kosovës: Po rrezikohet paqja në Ballkan

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenca e Kosovës ka reaguar pas lajmit se Serbia ka vazhduar me armatosjen e saj nga Rusia, duke blerë edhe raketa. Kryekëshilltari i presidentes Osmani, Blerim Vela, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se ky akt i Serbisë po e rrezikon edhe më tej paqen në Ballkan.

Sipas tij, Rusia po e përdor Serbinë për të rivendosur ndikimin e saj kundër SHBA-ve dhe se ky akt siç thotë ai duhet të sanksionohet.

“Blerja e vazhdueshme e armëve ruse nga Vuçiç rrezikon më tej paqen në rajonin tonë. Ashtu si Bjellorusia, Serbia është mjeti i Rusisë për të rivendosur sferat e influencës kundër SHBA-së, BE-së dhe NATO-s që ngjajnë me periudhën e Luftës së Ftohtë. Si e tillë, blerjet ushtarake të Serbisë duhet të sanksionohen”, shkruan Blerim Vela.

Zjarr Tv Ad