Serbia e Kosova pranuan planin evropian, Rama: Moment historik! Askush të mos e akuzojë Kurtin për tradhti, ka bërë gjënë e duhur

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimin e djeshëm mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit Aleksandër Vuçiç në Bruksel dhe dakordësinë e tyre për planin europian.

Në llogarinë e tij në “Twitter” këtë zhvillim kryeministri Rama e ka konsideruar si historik, teksa më tej ka theksuar dhe rolin e Shqipërisë e cila do të mbështesë plotësisht çdo përpjekje për të kapërcyer të kaluarën.

Rama ndër të tjera shton se askush nuk duhet ta akuzojë kryeministrin Albin Kurti për tradhti apo harresë, pasi ai ka bërë gjënë e duhur duke hedhur një hap më shumë drejt së ardhmes dhe duke lënë pas të shkuarën.

“Paqja dhe bashkëpunimi janë çelësi për të ardhmen që u detyrohemi fëmijëve tanë në këtë rajon të shkatërruar prej shekujsh nga mungesa e paqes dhe bashkëpunimit. E mirëpres pëlqimin e të dy palëve për Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky është një moment historik i rëndësishëm për paqen rajonale dhe unë inkurajoj fuqimisht të gjitha palët e përfshira që të vazhdojnë të punojnë për një zbatim të shpejtë. Për paqen dhe bashkëpunimin, Shqipëria është dhe do të mbetet një besimtare dhe një model roli. Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje për të kapërcyer të kaluarën.

Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhëti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke u hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad