Serbia/ Haradinaj po kërkon të na falimentojë, kërkon 22 miliardë euro dëme lufte

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mediat serbe kanë vënë alarmin se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po kërkon ta falimentojë Serbinë me planet e tij për rikuperimin e dëmeve të luftës dhe masat e tjera.

Këtë e dëshmon sipas tyre, Marrëveshja Gjithpërfshirëse që u bë e njohur pak ditë më parë dhe që në përmban në fakt dëshira të palogjikshme dhe të çmendura. Mbi të gjitha, kryeministri kosovar vendos çmime në shifra jo të vogla, sipas tyre.

Në “listën” që ka paraqitur Haradinaj për kompensimin e dëmeve të luftës, kërkohen pensionet e papaguara për shtetasit e Kosovës, kthimi i parave të tyre në dinarë apo monedha të huaja që ishin në bankat e ish-Jugosllavisë, kërkohen kompensime për shtresat sociale, shtesat për fëmijët, për transmetimin e energjisë elektrike…

Media serbe ka bërë një llogaritje të përafërt se për to nevojiten 22 miliardë euro e pakta, vetëm për dëmet që Kosova pësoi nga viti 1989 deri në 1999-ën.

 

Zjarr Tv Ad