Serbia konfirmon katër të vdekur dhe 106 raste pozitive me koronavirus

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjithsej 30.820 raste të reja janë konfirmuar me COVID-19 në Serbi deri në orën 15:00, më 25 gusht 2020.

Që nga raportimi i fundit janë testuar mostrat e 8,646 personave, nga të cilët 106 janë pozitivë, raporton b92.

Gjithashtu është bërë e ditur se edhe katër persona kanë ndërruar jetë, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera.

Autoritetet shëndetësore serbe kanë informuar se 885.575 persona kanë plotësuar kriteret për testim të coronavirusit.

Ndryshe, aktualisht janë 36 pacientë në respirator gjersa numri i përgjithshëm i vdekjeve është 705.

Zjarr Tv Ad