Serbia pret sistemin antiraketor rus, Vuçiç: “S-400” kushton

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Serbia do të vijojë planet për pajisjen me sistemet antiraketore ruse pavarësisht kërcënimit me sanksione. Presidenti, Aleksandër Vuçiç, thotë se do dëshironte të posedonte edhe armën më të avancuar të Rusisë, sistemin “S-400”, që askujt të mos i shkojë në mendje për të sulmuar vendin e tij.

Serbia pritet të pajiset me një sistem të sofistikuar antiraketor nga Rusia.

Mësohet se sistemi tokë-ajër “Pancir-S”, për mbrojtjen e godinave ushtarake dhe civile përmes raketave dhe armëve të zjarrit të fuqishme, do i dorëzohet brenda pak muajve kur të përfundojë edhe trajnimi i operatorëve.

Ndërkaq sistemi më i kushtueshëm dhe më i avancuar, “S-400”, do të mbetet një aspiratë për të ardhmen.

“S’do ishim kundër nëse do na e dhuronin, por nuk kemi para për ta blerë. Prioritete tani kemi ndërtimin e rrugëve dhe shumë projekte të tjera. Megjithatë kur ke një armë të tillë, askush nuk të sulmon, as avionët amerikanë nuk fluturojnë atje ku ka sisteme të tilla,” deklaroi Vuçiç një ditë më parë.

Uashingtoni ka paralajmëruar së fundmi përmes të dërguarit special, Methju Palmër, se blerja e sistemeve ruse do të shoqërohet me sanksione.

Beogradi thotë se nuk do të përballet me Amerikën por as nuk aspiron të bashkohet me NATO-n, ku ndalohet zotërimi i këtyre sistemeve.

Ndërkaq vendi vijon armatosjen e vazhdueshme me tanke, avionë dhe helikopterë luftarakë rusë.

Në fundjavë edhe fqinji jugor, Kosovën, shprehu shqetësim për situatën, dhe nëpërmjet kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj bëri thirrje që të ndalë veprimet që cenojnë paqen e brishtë të rajonit.

Zjarr Tv Ad