Sergio Ramos fillon një pun të re, tani në rolin e një gazetari

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Real Madrid është duke zhvilluar një turne verorë, dhe për momentin ndodhet në Kanada. Gjatë një seance stërvitore që skuadra po zhvillonte, kapiteni i Real Madridit,Sergio Ramos, donte të dinte përshtypjet e shokëve të tij të skuadrës,pas humbjes që patën në ndeshjen stërvitore brenda grupit.

Ramos u paraqit tek ta si një gazetar, duke i intervistuar lojtarët humbës pas ndeshjes stërvitore.

“Nacho dhe Carvajal tregojnë fytyrën pas një humbjeje të vështirë… Dëgjoni deklaratat e tyre të habitshme dhe të sinqerta?” Ky ishte mesazhi që shoqëron videon e atyre sekondave, kur kapiteni i madrilenëve u mundua të bënte gazetarin për bashkë lojtarët, duke i pyetur për përjetimet mbas një stërvitjeje të ngjeshur dhe humbjes së “skuadrës” së tyre në përballje.

 

Zjarr Tv Ad